Ndërlidhjet

Rohani parashikon rritje ekonomike pas heqjes së sanksioneve


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka parashikuar se Irani do ta ketë “rritje të madhe ekonomike” me heqjen e saknsioneve ndërkombëtare.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore e kanë arritir një marrëveshje në korrik të vitit të kaluar, për ta frenuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

“Qeveria po e udhëheq vendin nën sanksione dhe jo në rrethana normale”, ka thënë Rohani sot, duke shfaqur shpresën për heqjen e sanksioneve “gjatë ditëve të ardhshme”.

Komentet e tij u bënë pas atyre të Shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ka thënë sot se ka gjasë që sanksionet të hiqen shumë shpejt.

Federica Mogherini, duke folur para gazetarëve në Pragë, tha se ende nuk është vendosur datë për heqjen e sanksioneve, por sipas saj “zbatimi i marrëveshjes po ecë mirë”.

Mogherini pas një takimi me Ministrin e Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek, ka thënë se është e rëndësishme që të veprohet “ashtu siç duhet” për të gjithë hapat që janë dakorduar.

Por, ajo tha se “gjërat janë duke shkuar mirë” dhe se sanksionet mund të hiqen “mjaft shpejt”.

XS
SM
MD
LG