Ndërlidhjet

Ndihmat humanitare arrijnë në Madaya


Konvoji i ndihmave humanitare për në Madaya

Konvoji i ndihmave humanitare për në Madaya

Në qytetin e rrethuar Madaya të Sirisë, ku organizatat humanitare thonë se banorët po vdesin nga uria, sot kanë arritur ndihmat humanitare.

Furnizimet emergjente ushqimore ishte paraparë që të arrijnë të dielën, në qytetin e mbajtur nga rebelët, por aksioni është vonuar.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Siri, tha se ndihmat kanë arritur në Madaya dhe në dy qytetet veriore të rrethuara nga rebelët, Fua dhe Kefraya.

Rreth 40 mijë persona në Madaya, që gjendet në afërsi të kufirit me Libanin, sipas banorëve, kanë ngrënë kafshë dhe bar për të mbijetuar.

Mjekët pa Kufij kanë njoftuar se banorët në Madaya kanë nevojë për ndihma të vazhdueshme dhe jo vetëm për një dërgesë.

Mjekët pa Kufij kanë thënë gjatë të dielës, se banorët atje vuajnë nga uria dhe nga mungesa e furnizimeve mjekësore elementare.

XS
SM
MD
LG