Ndërlidhjet

Serbia e interesuar të blejë armë nga Rusia


Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka qëndruar zyrtarisht në Beograd për të diskutuar rreth një marrëveshje të mundshme të armëve me Serbinë.

Rogozin ia ka prezantuar kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq një model të raketave ruse tokë-ajër, armatim të ciliin, raportohet se Serbia është e interesuar ta blej.

Rogozin ka thënë se nëse Serbia do ta kishte një armatim të ngjashëm në vitin 1999, ajo do t’i kishte shmangur shkatërrimet më të mëdha nga fushata ajrore e NATO-s.

NATO-ja ka ndërhyrë ushtarakisht në Serbi për ta ndalur agresionin serb kundër shqiptarëve etnik në Kosovë, e cila e ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

Vuçiq tha gjatë konferencës së përbashkët, se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale, por nuk do ta lejojë veten të bëhet “një objektiv i lehtë”.

Serbia është aleate e Rusisë dhe dëshiron të mbajë lidhje të forta me të, pavarësisht lëvizjeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian

XS
SM
MD
LG