Ndërlidhjet

Aktori Steven Seagal merr shtetësinë serbe


Aktori Steven Seagal

Aktori Steven Seagal

Serbia i ka dhënë shtetësinë aktorit amerikan, Steven Seagal.

Vendimi, i bërë publik përmes një deklarate të qeverisë, vjen pasi aktori dhe producenti veteran ka vizituar dy herë Serbinë së voni, duke lavdëruar udhëheqjen e saj populiste dhe duke thënë se ndjehet si serb.

Gjatë njërës vizitë, Seagal është ofruar të trajnojë forcat speciale serbe në Aikido, një art luftarak japonez, që ai ka praktikuar në disa filma të tij.

Vizitat e tij janë sponsorizuar nga një grup serb pro-rus.

Seagal është njëri nga disa njerëzit e famshëm perëndimor që shoqërohen me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe e lavdërojnë atë, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit.

Serbia po bën përpjekje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht po lufton për të tejkaluar kundërshtimin e fortë nga nacionalistët që mbështesin Kremlinin.

XS
SM
MD
LG