Ndërlidhjet

Mbahen bisedimet për paqe në Afganistan


Kabul, Afganistan
Kabul, Afganistan

Diplomatë nga Pakistani, Afganistani, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zhvilluar sot bisedime në Islamabad në kuadër të përpjekjeve për hartimin e një plani për bisedimet e paqes në mes të qeverisë afgane dhe talibanëve.

Në takimin e mbajtur sot në kryeqytetin pakistanez morrën pjesë: Zëvendësministri i Jashtëm afgan, Hekmat Karzai, Sekretari i Jashtëm pakistanez, Aizaz Chaudhry si dhe zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Talibanët nuk kanë marrë pjesë.

“Pjesëmarrësit theksuan nevojën e menjëhershme për bisedime të drejtpërdrejta në mes të përfaqësuesve të qeverisë afgane dhe përfaqësuesve të grupeve të talibanëve, në një proces paqeje që ka për qëllim ruajtjen e sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Afganistanit”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit.

Bisedimet vijnë në kohën kur talibanët e kanë zhvilluar një fushatë vdekjeprurëse gjatë dimrit në Afganistan.

Analistët thonë se talibanët po bëjnë përpjekje që ta forcojnë dorën negociuese pas shtytjes ndërkombëtare për t’i ngjallur bisedimet e paqes.

Një proces i bisedimeve për paqe në vitin 2015 ishte ndërprerë papritur pas lajmit se udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, kishte vdekur dy vjet më parë.

XS
SM
MD
LG