Ndërlidhjet

Arrestohet mjeku që grushtoi për vdekje pacientin


Pamje nga grushtimi i mjekut

Pamje nga grushtimi i mjekut

Një mjek në Rusi, e cili e ka grushtuar për vdekje një pacient, videoja e të cilit akt është publikuar në internet, është arrestuar sot.

Një zëdhënës i Komitetit Hetues të Rusisë, tha sot se kryetari i komisionit hetues, që zakonisht merret vetëm me krime të rënda, e ka marrë personalisht për ta hetuar këtë rast, për shkak të “reagimit të madh të publikut” ndaj incidentit.

Mjeku në qytetin jugor rus Belgorod, rreth 580 kilometra në jug të Moskës, është hapur nga kamera e sigurisë duke e grushtuar një pacient. Pacienti pas goditjes kishte rënë në tokë dhe si rezultat i lëndimit në kokë, kishte vdekur në vend.

Incizimi nga ky sulm u publikua më 29 dhjetor dhe ka bërë bujë të madhe në internet. I njëjti është transmetuar edhe në televizionin kombëtar të Rusisë.

Rasti vjen në kohën kur ka pasur edhe një raportim për abuzim nga stafi mjekësor në Rusi.

Në shtator, mjekët në një spital rus në qytetin lindor Artyom, e kishin negliuzhuar një pacient për shkak të vizitës së kryetarit të komunës. Stafi mjekësor ishte hutuar pas mysafirit, ndërsa pacienti kishte vdekur në vend.

XS
SM
MD
LG