Ndërlidhjet

logo-print

Messi sërish fiton Topin e Artë


Lionel Messi

Lionel Messi

Lojtari argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar të hënën në mbrëmje Topin e Artë gjatë një ceremonie të organizuar nga FIFA në Zurich të Zvicrës.

Të nominuar për këtë çmim ishte edhe lojtari tjetër i Barcelonës, Neymar da Silva Santos Junior si dhe lojtari i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo e ka fituar vendin e dytë ndërsa Neymar, të tretin.

Kjo është hera e pestë që Messi, 29 vjeçar, e fiton Topin e Artë.

Futbollistja më e mirë femër, gjatë ceremonisë në Zvicër, është shpallur amerikanja, Carli Lloyd.

XS
SM
MD
LG