Ndërlidhjet

Obama mban sot fjalimin drejtuar kombit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mban sot fjalimin e fundit drejtuar kombit.

Ndihmësit e tij thonë se presidenti do të listojë të arriturat e tij gjatë shtatë vjetëve në detyrë dhe më pas do të ofrojë një vlerësim optimist për të ardhmen e vendit.

Obama pritet të lavdërojë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe marrëdhëniet e përmirësuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Ai pritet t’i bëjë thirrje Kongresit që të mbështesë reformën e drejtësisë penale, si dhe të mbyllë burgun ushtarak të SHBA-së në Guantanamo.

Obama po ashtu ka të ngjarë të diskutojë luftën amerikane kundër grupit militant Shteti Islamik.

Ky është fjalimi i fundit i Obamës drejtuar kombit, pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor.

Si zakonisht, zonja e parë Michelle Obama do të presë njerëzit në zonën e akomodimit, gjatë fjalimit që reflekton prioritetet e presidentit.

Mysafirët e këtij viti përfshijnë shefin ekzekutiv të Microsoftit, Satya Nadella, dhe një refugjat sirian që tani jeton në Miçigen.

XS
SM
MD
LG