Ndërlidhjet

Gjermania kthen migrantë në Austri


Ilustrim
Ilustrim

Gjermania është duke kthyer prapa shumë migrantë në kufirin e saj me Austrinë, qysh në fillim të muajit, ka bërë të ditur policia austriake.

Sipas saj, shumë nuk kanë pasur dokumente valide, ndërsa të tjerët nuk kanë dashur të aplikojnë për azil në Gjermani, por në vende të tjera, veçanërisht në Skandinavi.

Sulmet kundër disa grave gjermane, natën e Vitit të Ri në qytetin Këln, për të cilat janë fajësuar migrantët, kanë vënë presion të madh mbi kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Shumica e të kthyerve prapa në Austri nuk janë sirianë, të cilët zakonisht fitojnë azilin.

Policia austriake ka thënë se të kthyerit janë kryesisht nga Afganistani dhe Maroku.

XS
SM
MD
LG