Ndërlidhjet

Rriten eksportet e gazit rus në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Eksportet e gazit natyror rus në Evropë janë rritur për gati 8 përqind në vitin 2015, pavarësisht tensioneve me Perëndimin, për shkak të krizës në Ukrainë, ka thënë gjiganti rus i gazit, Gazprom.

Shefi i kësaj kompanie shtetërore, Aleksei Miller, ka thënë se Gazpromi ka eksportuar 159.4 miliardë metra kub gaz në shtetet që nuk kanë qenë më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik, sidomos në Evropë.

Shifra, sipas tij, do të thotë rreth 11.8 miliardë metra kub gaz më shumë se në vitin 2014.

Furnizimet në Gjermani janë rritur për 17.1 përqind, ndërsa ato në Francë për 36.8 përqind, në Itali 12.6 përqind dhe në Britani 10.2 përqind, ka thënë Miller.

Rritja vjen me gjithë sanksionet kundër Rusisë, të ndërmarra nga Bashkimi Evropian në shenjë hakmarrjeje për aneksimin që i ka bërë Rusia Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë në konfliktin civil në Ukrainë.

Bashkimi Evropian thotë se ka bërë përparim në zvogëlimin e varësisë nga gazi rus.

Gazpromi, megjithatë, ka thënë se rritja e eksporteve ka ndodhur për shkak të rënies së volumit të gazit të prodhuar në Evropë.

XS
SM
MD
LG