Ndërlidhjet

Jahjaga: Zhvillimi ekonomik varet nga investimet


Prishtinë, 12 janar 2015.
Prishtinë, 12 janar 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, fillon sot vizita në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vend.

Përmes një deklarate për media, Presicenca bën të ditur se gjatë ditës së sotme, Jahjaga do të vizitojë komunën e Klinës, të Istogut, të Pejës, të Deçanit dhe atë të Junikut.

Në një deklaratë bërë për media, para fillimit të vizitave, Jahjaga ka thënë:

"Në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane dhe Odën Ekonomike Gjermane, kam vendosur të fillojmë vizitat nëpër komuna të Kosovës për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe investimet e huaja".

"Është tashmë e qartë që zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, pa pengesa administrative, me sundim të fortë të ligjit dhe konkurrencë të barabartë", ka thënë pos tjerash Jahjaga.

XS
SM
MD
LG