Ndërlidhjet

Erërat shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Erërat e forta që kanë mbizotëruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Zonat më të prekura janë Prishtina, Gjakova Prizreni, Peja, Ferizaj dhe Mitrovica.

Në një komunikatë për media, Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike [KEDS] ka njoftuar se mbi 600 punëtorë kanë qenë në terren gjatë natës, duke i sanuar prishjet.

Në komunikatë thuhet se punëtoret po vazhdojnë të punojnë në terren për riparimin e dëmeve.

Në këtë situatë, KEDS u bën thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar dhe të lajmërojnë çdo prishje në Qendrën e Thirrjeve.

XS
SM
MD
LG