Ndërlidhjet

Kuvajt, dy të dënuar me vdekje për spiunim për Iranin


Foto ilustruese: Flamuri i Kuvajtit dhe ai i Iranit.

Foto ilustruese: Flamuri i Kuvajtit dhe ai i Iranit.

Një gjykatë në Kuvajt ka dënuar me vdekje dy persona të akuzuar për spiunim për Iranin dhe për grupin shiit të Libanit, Hezbollah.

Të pandehurit janë dënuar edhe për komplotimin e sulmeve në shtetin e Gjirit Persik.

Njëri nga ta është iranian i dënuar në mungesë, ndërsa tjetri është shtetas i Kuvajtit, i cili ka qenë i pranishëm në gjykatë.

Të pandehurve të tjerë kuvajtianë shiitë u janë dhënë dënime nga pesë deri në 25 vjet burgim.

Tre janë shpallur të pafajshëm, ndërsa një është gjobitur.

Tensionet midis Iranit, të udhëhequr nga shiitët, dhe vendeve të Gjirit, të udhëhequra nga sunitët, janë përshkallëzuar si pasojë e një grindjeje diplomatike midis Riadit dhe Teheranit, e cila ka shpërthyer pasi autoritetet saudite kanë ekzekutuar një klerik shiit më 2 janar.

Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, pasi misionet e saj diplomatike atje janë sulmuar nga protestuesit.

Kuvajti, ndërkaq, ka tërhequr të dërguarin e tij në Teheran.

Lexoni edhe këtë:

Liga Arabe: Irani minon stabilitetin rajonal

XS
SM
MD
LG