Policia e Gjermanisë thotë se i ka arrestuar 211 mbështetës të së djathtës ekstreme, të cilët kanë krijuar trazira gjatë një tubimi kundër migrimit në qytetin lindor, Lajpcig.
Mbrëmë, ky grup ua ka vënë flakën veturave, i ka thyer dritaret dhe ka dëmtuar prona të tjera në territorin e Lajpcigut, derisa mijëra mbështetës të lëvizje kundër migrimit, PEDIGA, kanë mbajtur demonstratë paqësore.
Policia tha se të 211 personat e arrestuar gjendeshin në listat e njerëzve që janë “simpatizues të së djathtës ose pjesëtarë të grupeve të dhunshme sportive”.
Policia tha se pjesëtarët e së djathtës ekstreme i ka vendosur në një autobus, i cili është sulmuar nga mbështetësit e së majtës.
Gjermanët janë të tmerruar me sulmet e shumta, cak i të cilave ishin femrat gjatë festimeve të Vitit të Ri në qytetin Këln. Për këto sulme janë fajësuar migrantët.