Ndërlidhjet

Rusi: Divizione të reja ushtarake në krahun perëndimor


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin (djathtas) dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin (djathtas) dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu

Rusia thotë se këtë vit do t’i formoj tri divizione të reja ushtarake në krahun e vet perëndimor dhe do t’i vendos pesë regjimente raketore atomike strategjike për detyra luftarake.

Mëtutje, agjencitë lokale të lajmeve sot e kanë cituar ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, që ka thënë se do të jetë e domosdoshme për ta përmirësuar infrastrukturën për forcat atomike ruse, në kapacitetet ku gjenden nëndetëset raketore dhe bombarduesit me rreze të gjatë veprimi.

Kjo shpallje u bë derisa raportet e Rusisë me perëndimin kanë rënë në nivelin më të ulët, që nuk është parë prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia, në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG