Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – dy policë të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Irak

Nga një sulm vetëvrasës në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad në Irak sot janë vrarë dy policë dhe është plagosur një oficer i inteligjencës.

Zyrtarët thanë se sulmuesi me bombë e ka goditur sot konvojin e shefit të inteligjencës policore në provincën Dijala, Qassem al-Anbaki, afër qytetit Bakuba.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, i cili u krye vetëm një ditë pasi nga një sulm i militantëve të Shtetit Islamiik në një autobus dhe eksplodimet në gjithë Irakun, u vranë së paku 35 vetë.

Iraku ka shpallur fitore kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Dijala, në fillim të vitit të kaluar, por megjithatë, sulmet e militantëve nuk janë ndalur.

XS
SM
MD
LG