Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Shteti i Kosovës – po copëtohet nga qeveria


“Shteti i Kosovës është shndërruar në plaçkë, e cila po copëtohet e po ndahet midis partnerëve të koalicionit qeverisës”, thuhet në një kumtesë të sotme të lëvizjes Vetëvendosje.

Mëtutje, theksohet se “nuk ka mbetur asnjë pjesë e buxhetit shtetëror, administratës dhe e sektorit publik, e cila nuk po plaçkitet prej subjekteve qeverisëse, ndërkohë që shtresat e gjera popullore gjithnjë e më shumë varfërohen”

Në njoftimin e sotëm për media thuhet, po ashtu, se “institucioni i fundit që po e dëshmon logjikën e kapjes është Policia e Kosovës”, që sipas Vetëvendosjes, megjithqë duhet të jetë në shërbim të publikut, ky institucion “është mbushur me militantë të partive, të cilët nuk hezitojnë të abuzojnë me ligjin, për të zbatuar urdhërat e eprorëve të tyre”.

Kjo parti opozitare në Kosovës konsideron se “me integrimin e Mbrojtjes Civile në shtetin e Kosovës, edhe Lista Serbe po e merr hisen e vet në shtetin e kapur të Kosovës, bashkë me PDK e LDK” dhe shton se “pjesëtarët e Mbrojtjes Civile i paguan dhe i kontrollon Beogradi”.

Vetëvendosja konsideron se “ky integrim” i strukturave paralele të Serbisë në Policinë e Kosvës, “është edhe një skandal ekonomik” meqë kur papunësia në Kosovë është “enrome” sot po pranohen pa konkurs “paramilitarët serbë të Mbrojtjes Civile”.

XS
SM
MD
LG