Ndërlidhjet

Qeveria: Ish-pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” në institucionet e Kosovës


Pamje gjatë procesit të nënshkrimit të kontratave të ish-pjesëtarëve të së ashtuquajturës "Mbrojtje Civile"
Pamje gjatë procesit të nënshkrimit të kontratave të ish-pjesëtarëve të së ashtuquajturës "Mbrojtje Civile"

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se i ka integruar qindra pjesëtarë të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” në institucionet shtetërore, duke e zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, të arritur më 26 mars 2015, “me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-ve”.

Sipas kumtesës së sotme të qeverisë, dje është “përmbyllur procesi i nënshkrimit të kontratave për indidivët që me sukses janë përzgjesdhur për tu bërë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Qeveria e Kosovës thotë se “i ka integruar 483 persona” dhe se “përzgjedhja e këtyre kandidatëve është bërë në përputhje me ligjin për shërbimin civil dhe atë të punës” dhe se të gjithë ata janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Ata “i kanë kaluar verifikimet e sigurisë nga ana e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë në vend”, thotë kumtesa.

“Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Dialogut, ka qenë këmbëngulëse dhe ka arritur që marrëveshja të përfshij integrimin e këtyre pjesëtarëve të ish-MC-së në institucionet qendrore të Kosovës. Qëllimi ka qenë i natyrës strategjike për të mundësuar shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të vendit përmes vendosjes së institucioneve qendrore, që kanë veprimtari lokale edhe në këtë pjesë të vendit, të munguar një kohë të gjatë për shkaqe të njohura politike”, theksohet në fund të kumtesës.

XS
SM
MD
LG