Ndërlidhjet

Bosnjë: Janë arrestuar katër të dyshuar për lidhje me IS-in


Pamje e një pjese të Sarajevës
Pamje e një pjese të Sarajevës

Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë thonë se i kanë arrestuar katër vetë të dyshuar se kanë planifikuar për tu bërë pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Prokurorët thanë se njëri prej tyre, Senad Kostac, 22 vjeçar, ishte arrestuar në Turqi, gjatë përpjekjeve për të arritur në Siri. Nga Turqia ai u është dërguar autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës.

Tre personat e tjerë, të moshës 26, 27 dhe 55 vjeçare, emrat e të cilëve nuk janë raportuar, janë arrestuar në qytetin Velika Kladusha, në pjesën veriperëndimore të Bosnjës.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar garanata dore, mina tokësore, pushkë, municion dhe flamuri i grupit militant, Shteti Islamik.

Ky operacion u bë pas bastisjeve në Sarajevë në muajin dhjetor, me ç’rast 11 ishin arrestuar të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik. Tetë prej tyre ende mbeten në paraburgim.

Vitin e kaluar Bosnjë Hercegovina e ka ashpërsuar legjislacionin e vet që parasheh edhe dënime deri në 20 vjet burg për militantët dhe ata që i rekrutojnë.

XS
SM
MD
LG