Ndërlidhjet

Avokati: Gjendja shëndetësore e Savchenkos – shqetësuese


Nadia Savchenko në kafazin metalik të të akuzuarve në një gjykatë ruse në dhjetor të vitit 2015

Nadia Savchenko në kafazin metalik të të akuzuarve në një gjykatë ruse në dhjetor të vitit 2015

Avokati i pilotes ushtarake ukrainase, Nadia Savchenko, e cila për afro një muaj ka mbajtur grevë urie në burgun e Rusisë, ka thënë se klientja e tij është në gjendje shëndetësore “shqetësuese”.

Avokati, Nikolai Polozov, sot në rrjetin Twitter ka shkruar se Savchenko i ka humbur 15 kilogramë prej 17 dhjetorit, kur e ka filluar grevën e urisë.

Savchenko e ka filluar grevën e urisë për të protestuar vendimin e një gjykate të qytetit Donjeck në rajonin Rostov në Rusi, që të zgjatet qëndrimi i saj në burg deri më 16 prill.

Zyrtarët rusë thonë se Nadia Savchenko e ka ndihmuar me informacione një njësi artilerike, e cila kishte shtënë afër një pozicionbi në pjesën lindore të Ukrainës, ku ishin vrarë dy gazetarë të Rusisë, në vitin 2014.

Nadia Savchenko, 34 vjeçare, i ka hedhur poshtë akuzat ruse, duke thënë se ishte rrëmbyer dhe me forcë është dërguar në Rusi në vitin 2014.

Ajo tashmë e ka kaluar më tepër se një vit në burg në Rusi. Gjatë kësaj kohe ajo disa herë ka protestuar me grevë urie.

XS
SM
MD
LG