Ndërlidhjet

Armeni: Përkujtohet familja e vrarë nga një rus i akuzuar


Përkujtim para shtëpisë së familjes së vrarë Avetisian në Gyumri
Përkujtim para shtëpisë së familjes së vrarë Avetisian në Gyumri

Në Armeni po mbahen tubime përkujtimore për një familje, që është vrarë nga një ushtar rus i dyshuar, para një viti.

Qindra njerëz i kanë vizituar varret e shtatë anëtarëve të famlijes Avetisian në vendin Gyumri dhe kanë marrë pjesë në liturgjinë e mbajtur sot në Kishën qendrore të qytetit.

Ushtari rus, Valery Permyakov, që shërben në një bazë të afërt ruse, është i akuzuar për vrasjen e familjes, përfshirë edhe një foshnje 6 muajshe.

Kjo vrasje ka shkaktuar tmerr në gjithë Armeninë, ndërsa në Gyumri janë mbajtur protesta masive.

Ushtari Permyakov po ballafaqohet me proces gjyqësor armen, që mbahet në bazën ushtarake ruse.

Procesi pritet të vazhdoj më 18 janar.

Në muajin gusht, gjykata ushtarake ruse në Gyumri e ka dënuar Permyakovin me 10 vjet burg, pasi ai kishte pranuar se ka vjedhur armatim nga baza ushtarake dhe për dezertim.

XS
SM
MD
LG