Ndërlidhjet

SHBA e ndihmon Ukrainën në hetimin për sulmin elektrik


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara thonë se po e ndihmojnë Ukrainën në hetimin e sulmit të qartë kundër rrjetit elektrik të këtij vendi në muajin dhjetor.

Departamenti amerikan i sigurisë së brendshme tha sot se lidhur me këtë çështje po i ndihmon autoritetet e Ukrainës.

Incidenti i 23 dhjetorit i ka lënë pa rrymë elektrike afro 80 mijë konsumatorë në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Disa ekspertë këtë ndërprerje e kanë përshkruar si mungesën e parë të rrymës elektrike të shkaktuar nga sulmi kibernetik.

Agjencia e sigurisë shtetërore e Ukrainës, SBU, e pat fajësuar Rusinë për këtë incident, ndërsa firma kibernetike amerikane, iSight Partners, e ka ndërlidhur sulmin me grupin e hakerëve rusë i njohur me emrin “Sandworm”.

Konfirmimi eventual se Rusia kishte dorë në këtë sulm kundër Ukrainës, do të paraqiste presion për presidentin amerikan, Barack Obama, që publikisht ta atribuoj këtë fajësi, ashtu siç veproi kur e identifikoi Korenë Veriore si kryerëse e sulmit kibernetik kundër kompanisë amerikane, Sony Pictures, në vitin 2014.

Rrjedhimisht, Obama pat urdhëruar sanksione kundër Koresë Veriore dhe kundërsulm kibernetik në sistemin e saj të Internetit.

XS
SM
MD
LG