Ndërlidhjet

Francë: Afro 80 mijë vetë kërkuan azil në vitin 2015


Pamje e migrantëve në një kamp në Francë

Pamje e migrantëve në një kamp në Francë

Afro 80 mijë persona kanë kërkuar azil në Francë në vitin 2015, që paraqet rritje për 20% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë, në krahasim me numrin prej afro 1.1 milioni të azilkërkuesve në Gjermani, të dhënat për Francën janë shumë më të vogla.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë franceze për mbrojtje të refugjatëve, Pascal Brice, tha se vetëm 31.5% të 79,130 aplikacioneve për azil ishin të suksesshme.

Më së shumti azilkërkues kishte nga Siria, e përfshirë nga lufta, dhe Sudani e Kosova, raporton AFP nga Parisi.

XS
SM
MD
LG