Ndërlidhjet

Irani ndaloi dhjetë marinarë amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

Irani ka ndaluar dhjetë marinarë amerikanë dhe dy barka të marinës pasi që ato hynë në ujërat e Iranit, por zyrtarët amerikanë thanë se Teherani i ka siguruar se ata do të kthehen shpejtë dhe të sigurt.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se barkat po lundronin ndërmjet Kuvajtit dhe Bahrejnit, kur humbën kontaktin me komandën.

Zyrtarët amerikanë thanë se incidenti ndodhi afër ishullit Farsi, në Gjirin Persik. Ata thanë se disa probleme mekanike në njërën nga barkat, bëri që ata të ankorohen në breg ku u kapën nga iranianët. Marinarët ishin në burgun e ishullit Farsi për një kohë, por nuk dihet me siguri se ku ndodhen tani.

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve, FARS, tha se marina e Gardës Revolucionare Iraniane ka arrestuar dhjet trupa të huaj që besohet se janë amerikanë dhe sipas saj, marinarët kishin hyrë në ujërat e Iranit.

"Ne jemi në kontakt me Iranin dhe na kanë siguruar se ekuipazhi dhe mjetet e lundrimit, do të kthehen shumë shpejt”, tha Cook.

XS
SM
MD
LG