Ndërlidhjet

15 të vrarë nga një shpërthim në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar të mërkurën se së paku 15 persona janë vrarë nga një shpërthim që kishte në cak policinë jashtë një qendre të vaksionimit në qytetin jugperëndimor të Pakistanit, Quetta.

Oficerët policorë po qëndronin jashtë qendrës për t’i shoqëruar punonjësit e poliomelitit, në ditën e tretë të fushatës së vaksionimit në provincën Balochistan, ku kryeqytet është Quetta.

“Janë vrarë pesëmbëdhjetë persona në mesin e të cilëve dymbëdhjetë policë, një paraushtarak dhe dy civilë” i ka thënë një zyrtar i policisë lokale agjencisë AFP.

Ai tha se nëntë policë të tjerë dhe një civil janë lënduar.

Një mjek në spitalin Sandeman e ka konfirmuar rastin duke thënë se 15 trupa janë sjellur në spital.

“Ne jemi duke jetuar në një zonë lufte dhe nuk mund të them asgjë në lidhje me natyrën e incidentit”, ka thënë Sarfaraz Bugti, ministër në Balochistan. Ai ka shtuar se zyrtarët po e hetojnë rastin.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG