Ndërlidhjet

Viktima nga një sulm në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Një sulm vetvrasës i pasuar me shkëmbime zjarri, e ka tronditur një zonë pranë konsulatës pakistaneze në Xhalalabad të Afganistanit.

Zyrtarët afganë thonë se dy persona kanë vdekur dhe së paku dy të tjerë janë lënduar.

Raportet thonë se shpërthimi është dëgjuar shumë larg dhe njashtu janë dëgjuar luftimet në mes të forcave afgane dhe personave të armatosur.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të Nangarharit, tha se sulmuesi vetvrasës e ka hedhur vetën në erë, pasi që nuk është lejuar të hyjë në konsullatën pakistaneze.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG