Ndërlidhjet

Irani fton Shtetet e Bashkuara të kërkojnë falje


Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Fadavi
Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Fadavi

Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit ka ftuar Shtetet e Bashkuara të kërkojnë falje, për ndalimin e dy anijeve të marinës amerikane së bashku me 10 marinarë.

Nënadmirali Ali Fadavi, tha sot gjatë një paraqitjeje në televizionin shtetëror se incidenti është një “akt joprofesional”.

Fadavi tha se autoritetet iraniane po merren me rastin dhe se të ndaluarit dhe dy anijet detare, mund të lirohen së shpejti.

“Hetimet e deritashme tregojnë se hyrja e marinës amerikane në ujërat territoriale të Iranit, është bërë për shkak të problemeve që kishin ata në sistemin e tyre të navigacionit”, ka thënë ai.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se njëra nga anijet ka pasur disa probleme mekanike, problem që ka shkaktuar edhe ndalimin e tyre.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar mbrëmë se kanë marrë njoftime nga Teherani se dhjetë personat e ndaluar si dhe anijet detare do të kthehen shumë shpejt.

XS
SM
MD
LG