Ndërlidhjet

Kritiku i Putinit “gjendet i vdekur” në banesën e tij


Vladimir Pribylovsky
Vladimir Pribylovsky

Analisti i politikës ruse dhe gazetari Vladimir Pribylovsky, 59 vjeçar, raportohet se është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Kolegu i tij, historiani Yury Felshtinsky, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën se ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në Moskë dhe se nuk e ka asnjë informacion tjetër përkitazi me këtë ngjarje.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar në lidhje me njoftimin për vdekjen e tij.

Në vitin 2007, banesa e Pribylovskyt ishte bastisur nga policia dhe atij u ishin konfiskuar kompjuterët dhe materialet elektronike që kanë të bëjnë me librin “Korporata: Rusia dhe KGB-ja në epokën e presidentit Putin”.

Yury Felshtinsky ishte bashkautor i këtij lilbri së bashku me Vladimir Pribylovskyn, të shtypur në vitin 2009 në New York.

Libri u ribotua në vitin 2012.

Vladimir Pribylovsky në vitin 2010 kishte qenë nënshkrues i peticionit “Putini duhet të shkoj”.

XS
SM
MD
LG