Ndërlidhjet

Sulmuesi në Stamboll ka qenë i regjistruar


Stamboll
Stamboll

Sulmuesi vetëvrasës, i cili ka vrarë dhjetë veta në qendrën turistike të Stambollit, ka qenë i regjistruar tek autoritetet turke të migracionit, por nuk ka qenë në listë të militantëve të dyshuar, ka thënë ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala.

Sulmuesi, militant i grupit Shteti Islamik, i cili mendohet se është kthyer nga Siria së voni, ka hedhur veten në erë të martën në Sheshin Sultanahmet, pranë Xhamisë së Kaltër dhe muzeut Hagia Sophia, të dyja këto atraksione turistike.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me raportet se sulmuesi ka qenë i regjistruar në zyrën e migracionit në Stamboll, një javë më parë, ministri Ala ka thënë se raportet e tilla janë të vërteta.

“Vlerësimi juaj se shenjat e tij të gishtërinjve janë marrë, është korrekt. Por, ai nuk ka qenë në listën e individëve të kërkuar. Ai nuk ka qenë as në listat e individëve që na janë dërguar nga vende të tjera”, ka thënë Ala, në një konferencë të përbashkët për media me homologun gjerman, Thomas de Maiziere, në Stamboll.

Turqia, e cila sikurse Gjermania është anëtare e një koalicioni që udhëheqin Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, është bërë shënjestër e militantëve radikalë sunitë.

Vitin e kaluar, një sulm në Ankara ka lënë të vrarë mbi 100 veta.

Lexoni edhe këtë:

Erdogan: Sulmuesi vetëvrasës në Stamboll, me origjinë siriane

XS
SM
MD
LG