Ndërlidhjet

Disa të arrestuar për vrasjen e ushtarëve indianë


Baza Pathankot
Baza Pathankot

Pakistani ka thënë se ka arrestuar anëtarë të një grupi militant, i cili besohet se qëndron prapa sulmit në një bazë ajrore të Indisë.

Kryeministri Nawaz Sharif ka thënë se disa individë, që i përkasin grupit Jaish-e-Mohammed, me bazë në Pakistan, janë arrestuar.

Shtatë ushtarë indianë janë vrarë në sulmin e 2 janarit në bazën ajrore Pathankot, në provincën Punxhab.

Nju Delhi ka thënë se sulmi është kryer nga grupi Jaish-e-Mohammed.

Sharif po ashtu ka thënë se Pakistani është duke shqyrtuar dërgimin e një ekipi të posaçëm në Pathankot për të kërkuar “informacione shtesë” për hetimet.

India akuzon Pakistanin se armatos dhe trajnon kryengritës në pjesën e tij të rajonit të diskutueshëm të Kashmirit.

Pakistani i hedh poshtë këto pretendime.

XS
SM
MD
LG