Ndërlidhjet

Protesta kundër rritjes së çmimeve në Azerbajxhan


Aksu, Azerbajxhan

Aksu, Azerbajxhan

Qindra protestues janë mbledhur në Azerbajxhan për të protestuar kundër papunësisë dhe rritjes së çmimeve.

Protestat kanë shpërthyer në qarqet Fizuli, Aksu, Açabardi, Sijazan dhe Lankaran.

Njësitet ushtarake janë vendosur në Sijazan për të ndaluar marshimin e demonstruesve dhe dëshmitarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se së paku dy demonstrues janë arrestuar.

Në qarkun Lankaran, policia ka arrestuar dy aktivistë të opozitës lokale.

Protestat vijnë në kohën kur monedha kombëtare e Azerbajxhanit, manat, ka rënë më shumë se 40 përqind kundrejt dollarit.

Banka Qendrore e Azerbajxhanit ka hequr dorë nga kontrollimi i normës së saj të këmbimit muajin e kaluar, pasi rënia e çmimeve të naftës ka nxitur rritjen e dollarit.

XS
SM
MD
LG