Ndërlidhjet

Biden: Nuk i kemi kërkuar falje Iranit


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Amerika nuk i ka kërkuar falje Iranit për hyrjen e marinarëve amerikanë në ujërat territoriale të Republikës Islamike.

Biden i ka bërë këto komente në një intervistë për televizionin CBS.

“Nuk ka përse të kërkohet falje. Kur keni probleme me anijen, kërkoni falje që anija ka probleme? Jo, dhe nuk ka pasur kërkesa të tilla. Kjo ka qenë vetëm një praktikë standarde detare”, ka thënë Biden.

Nëntë burra amerikanë dhe një grua janë mbajtur në një bazë iraniane, në ishullin Farsi të Gjirit Persik, pasi janë arrestuar aty pranë, të martën.

Ushtria amerikane ka thënë se problemet mekanike me një nga anijet, kanë bërë që ata të futen në ujërat territoriale të Iranit, pranë ishullit, ku edhe janë kapur nga forcat iraniane.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se marinarët janë liruar sot pas kërkimfaljes nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëdhëniet SHBA-Iran janë tensionuar muajin e kaluar, pas pretendimeve të Uashingtonit se Republika Islamike ka hedhur raketa pranë një aeroplanmbajtësi të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.

XS
SM
MD
LG