Ndërlidhjet

BE nis hetime ndaj ligjeve të reja polake


Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.
Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.

Komisioni Evropian ka hapur një hetim të paparë më herët, për të vlerësuar nëse ligjet e reja të Polonisë thyejnë rregullat e demokracisë së Bashkimit Evropian.

Nënpresidenti Frans Timmermans ka shpallur hetimet nën mekanizmin për sundim të ligjit të BE-së.

Kritikët e qeverisë së krahut të djathtë të Polonisë kanë protestuar kundër ndryshimeve të ligjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mediave.

Mekanizmi i BE-së i lejon Komisionit të shtyjë një shtet anëtar të ndryshojë çdo masë që konsiderohet “kërcënim sistematik” për vlerat themelore të BE-së.

Ky hap vjen pasi presidenti polak, Andrzej Duda, ka miratuar disa ligje kontroverse, që i mundësojnë qeverisë të emërojë udhëheqësit e televizionit dhe radios shtetërore, si dhe të zgjedhë gjykatës për Gjykatën Kushtetuese të Polonisë.

Duke iu adresuar sot Parlamentit polak, kryeministrja Beata Szydlo ka mohuar se qeveria e saj ka shkelur normat demokratike.

XS
SM
MD
LG