Ndërlidhjet

Lituania shënon dhunën sovjetike kundër protestuesve


©Shutterstock
©Shutterstock

Lituanezët kanë shënuar sot 25-vjetorin e shpërndarjes vdekjeprurëse të protestuesve pro pavarësisë në Vilnius, nga trupat sovjetike.

Ngjarja e vitit 1991 ka qenë edhe njëra prej katalizatorëve të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Marshime, tubime, shërbime kishtare dhe të tjera janë mbajtur sot në gjithë Lituaninë për të shënuar Ditën e Mbrojtësve të Lirisë.

Më 13 janar, 1991, së paku 14 aktivistë të paarmatosur janë vrarë në përleshjet midis trupave sovjetike dhe protestuesve.

Tubimi është organizuar në mbështetje të qeverisë lokale, e cila ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990.

Lituania ka urdhërarreste ndërkombëtare për rreth 80 njerëz që besohet se kanë qenë ushtarë dhe oficerë të ushtrisë sovjetike dhe se kanë qenë të përfshirë në përleshje.

Bashkimi Sovjetik është shpërbërë në dhjetor të vitit 1991, ndërsa Lituania i është bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG