Ndërlidhjet

Në Shqipëri, mosmarrëveshje për reformën në drejtësi


Ilustrim
Ilustrim

Çështja e ekspertëve ka qenë prova e parë mes dy forcave politike në Shqipëri.

Ekspertët e kontraktuar nga komisioni parlamentar për Reformën në Drejtësi, që njihen si të kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës, kanë paraqitur një draft, ku mes të tjerash zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kërkon 3/5 e votave në parlament.

Ky propozim është hedhur poshtë nga ekspertët e Partisë Demokratike, që kërkojnë një votim me 2/3 e votave në parlament.

Ndërkohë, një propozim i ekspertëve të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ka afruar dy palët, duke shmangur thyesat për përcaktimin e votimit për Gjykatën Kushtetuese, dhe duke ia atribuuar zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese presidentit të Republikës, dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.

Meqë palët nuk kanë rënë dakord në nivel ekspertësh, me gjasë zgjidhja do të gjendet në tryezën politike.

Këtu vjen dhe lëvizja e parë e fortë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që me anë të përfaqësuesit të saj në qeveri, ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron: “Nuk ka reformë pa Partinë Demokratike”.

Ky qëndrim përforcohet nga kryetari i LSI-së, njëkohësisht dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në një mbledhje me kryesinë e partisë së tij, deklaroi se reforma në Drejtësi duhet të jetë konsensuale.

Një realitet i këtillë rrit mundësinë e aleancës mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një kohë kur kryetari i LSI-së,Ilir Meta është i ekspozuar në medie ndaj një tjetër afere me biznesmenin Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet në burg për çështjen CEZ- DIA.

Ndërkohë, faktori ndërkombëtar, kryesisht ambasadori amerikan Donald Lu, po ushtrojnë presion ndaj palëve për miratimin e kësaj reforme, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja në vend, që nga rënia e komunizmit.

XS
SM
MD
LG