Ndërlidhjet

Rihapet bari në Paris që ishte shënjestër e sulmeve


Le Carillon, nëntor, 2015.
Le Carillon, nëntor, 2015.

Njëri nga baret që ka qenë në shënjestër të sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, është rihapur të mërkurën, dy muaj pasi ekstremistët islamikë kanë qëlluar dhjetëra njerëz në terracën e tij.

Le Carillon ka qenë një nga gjashtë kafenetë dhe restorantet që janë sulmuar.

Një tjetër bar, A Ka Bonne Biere, ka rihapur dyert në muajin dhjetor.

Përgjegjësinë për sulmet në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta, e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Nëntëdhjetë të vrarë kanë qenë vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, ku ka qenë duke performuar bendi The Eagles of Death Metal.

Ky grup do të performojë sërish në Paris në muajin shkurt.

Sulmet në kryeqytetin francez kanë qenë më vdekjeprurëset në Evropë që nga bombardimet në Madrid vitin 2004.

XS
SM
MD
LG