Ndërlidhjet

Shpërthime vdekjeprurëse në Xhakartë


Xhakartë, Indonezi, 14 janar 2015.

Xhakartë, Indonezi, 14 janar 2015.

Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri.

Së paku katër njerëz raportohet se kanë vdekur.

Shpërthimet kanë ndodhur në disa lokacione, përfshirë një qendër tregtare pranë pallatit presidencial dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara.

Qindra policë, përfshirë snajperistë, janë në rrugë, duke shkëmbyer zjarr me sulmuesit e dyshuar.

Policia po ashtu ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg dritareve, nga frika se mund të ketë shpërthime të tjera.

Nuk ka ende indikacione se kush mund të fshihet prapa sulmeve.

Indonezia është sulmuar nga grupe islamike militante në të kaluarën dhe së voni ka qenë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimeve nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

XS
SM
MD
LG