Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në Diarbakir të Turqisë


Diarbakir, Turqi - foto arkivi
Diarbakir, Turqi - foto arkivi

Një makinë bombë ka goditur një shtab të policisë në juglindje të Turqisë, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur së paku 39.

Një grua dhe një foshnje janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Çinar të provincës Diarbakir.

Zyratarët kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin.

Në provincën Diarbakir kanë ndodhur përleshje të dhunshme midis separatistëve kurdë dhe ushtrisë turke në muajt e kaluar.

Sulmi i fundit vjen pak ditë pas një shpërthimi vetëvrasës në qendër të Stambollit, i cili ka lënë të vrarë 10 persona.

Për këtë sulm, autoritetet kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.

Lexoni edhe këtë:

Erdogan: Sulmuesi vetëvrasës në Stamboll, me origjinë siriane

XS
SM
MD
LG