Ndërlidhjet

Obama, Putin bisedojnë për Ukrainën, Sirinë…


Foto arkivi
Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë biseduar në telefon për krizat në Ukrainë dhe Siri.

“Ata kanë kaluar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre, duke diskutuar nevojën që rusët të jetësojnë zotimet që kanë bërë në Minsk, pra të ndalojnë mbështetjen për separatistët, të cilët janë duke destabilizuar Ukrainën”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Kievi dhe qeveritë perëndimore akuzojnë Moskën për nxitje të konfliktit, duke siguruar armë dhe ndihma të tjera për separatistët pro-rusë.

Kremlini i hedh poshtë këto pretendime.

Sipas Kremlinit, Putin dhe Obama kanë theksuar po ashtu nevojën e uljes së tensioneve midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe një zgjidhje për krizën në Siri, si dhe për situatën në Gadishullin Korean, thuhet në komunikatën e Kremlinit.

XS
SM
MD
LG