Ndërlidhjet

Çmimet e naftës bien nën 30$ për fuçi


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Çmimet e naftës kanë rënë për kohë të shkurtër nën 30 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare, për herë të parë qysh në prill të vitit 2004.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 29.96 dollarë, për t’u kthyer më pas në 30.22 dollarë.

Çmimet e naftës kanë rënë për 70 përqind në 15 muajt e fundit.

Më herët, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se akrobacia e çmimeve të naftës mund ta detyrojë vendin e tij të rishikojë buxhetin për vitin 2016.

Ai ka thënë se Rusia duhet të përgatitet për skenarin më të keq ekonomik nëse çmimet e naftës vazhdojnë të bien.

Taksat nga nafta dhe gazi gjenerojnë gjysmën e të ardhurave të Qeverisë ruse.

XS
SM
MD
LG