Ndërlidhjet

Refugjati irakian planifikonte sulme në Teksas


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Një refugjat irakian, i dyshuar për simpati për grupin militant Shteti Islamik, ka dashur të vendosë bomba në dy qendra tregtare të Teksasit dhe ka mësuar se si të bëjë pajisje shpërthyese, kanë thënë autoritetet amerikane.

Omar Faraj Saeed al-Hardan, i cili ka migruar në Hjuston nga Iraku në vitin 2009, është akuzuar javën e kaluar për sigurim të mbështetjes për një organizatë terorriste.

Ai nuk e ka pranuar fajësinë.

Një gjykatës në Hjuston ka urdhëruar mbajtjen e Hardanit pa kushte, pasi ka dëgjuar dëshminë se ai ka dashur të shpërthejë bomba në dy qendra tregtare.

Arrestimi i Hardanit ka shkaktuar kritika për politikat për refugjatë të administratës Obama.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, së bashku me guvernatorë të tjerë republikanë kanë bërë thirrje për ndalimin e vendosjes së refugjatëve sirianë në shtetet e tyre.

Edhe kandidati për president të SHBA-së, Ted Cruz, ka bërë thirrje për një rishikim të të gjithë refugjatëve që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG