Ndërlidhjet

Azerbajxhani mbyll kabinat e këmbimit valutor


Manati - monedha kombëtare e Azerbajxhanit
Manati - monedha kombëtare e Azerbajxhanit

Autoritetet e Azerbajxhanit kanë tërhequr licencat e kabinave të pavarura të këmbimit valutor, që operojnë në gjithë vendin.

Zyrtarë të Bankës Qendrore kanë thënë se vetëm bankat e këmbimit të monedhës dhe degët e tyre do të lejohen të vazhdojnë operimin.

Ky veprim vjen pasi monedha kombëtare e Azerbajxhanit ka vazhduar të bie.

Manati ka rënë më shumë se 40 përqind kundrejt dollarit, pasi Banka Qendrore e Azerbajxhanit ka hequr dorë nga kontrollimi i normës së tij të këmbimit, muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG