Ndërlidhjet

Londra shton numrin e policëve të armatosur


Londër

Londër

Gjashtëqind oficerë shtesë të armatosur do të trajnohen për të ndihmuar luftën kundër sulmeve të mundshme terroriste në Londër, ka bërë të ditur Policia Metropolitane.

Shifra çon në 2,800 numrin total të oficerëve të armatosur në kryeqytetin britanik.

“Do të jetë një alternativë e shtrenjtë, por është me rëndësi jetike për të na mbajtur të sigurt”, ka thënë komisionari i policisë, sir Bernard Hogan-Howe.

Niveli i kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe është i lartë, që do të thotë se sulmet janë shumë të mundshme.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka urdhëruar një rishikim të përdorimit të armëve nga policia në Angli dhe Uells, pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

XS
SM
MD
LG