Ndërlidhjet

Liberia shpallet e pastër nga Ebola


Pamje mikroskopike e virusit Ebola (©Shutterstock )
Pamje mikroskopike e virusit Ebola (©Shutterstock )

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Liberinë të pastër nga Ebola, duke i dhënë fund shpërthimit më të keq të sëmundjes në histori.

“Fundi i transmetimit aktiv” është shpallur pas 42 ditësh pa një rast të ri në Liberi.

Liberia tashmë i është bashkuar Guinesë dhe Siera Leones, të cilat janë shpallur të pastërta nga Ebola vitin e kaluar.

Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Afrika Perëndimore mund të shohë prapë shpërthim të virusit.

Ebola ka vrarë mbi 11,000 njerëz qysh në dhjetor të vitit 2013.

Shefja e OBSH-së, Margaret Chan, ka thënë se fundi i shpërthimit është “një arritje e madhe”.

XS
SM
MD
LG