Ndërlidhjet

Holanda: Situata në Kosovë aty-këtu e paqëndrueshme


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Holandës, Bert Koenders, ka folur sot në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, në lidhje me prioritetet e vendit të tij si kryesues i radhës i Bashkimit Evropian.

Koenders është ndalur edhe te Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit.

“Sa i përket Kosovës, ne mirëpresim nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shpresojmë ta nxjerrim atë në pranverë, pas miratimit tuaj, ndoshta në janar”, ka thënë Koenders.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia ka bërë hapa përpara vitin e kaluar, duke përmendur këtu marrëveshjet e saj me Kosovën, edhe pse situata në Kosovë, sipas tij, aty-këtu është e paqëndrueshme.

Mali i Zi ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme në negociatat e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka thënë Koenders.

Po sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina ka mbetur prapa në rrugën e reformave, ndërsa ka shqetësime serioze për situatën e brishtë politike në Maqedoni.

Holanda ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian për gjashtë muaj me datën 1 janar.

XS
SM
MD
LG