Ndërlidhjet

Poroshenko: Do ta marrim kontrollin në lindje të vendit


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është zotuar të enjten se shteti që ai e drejton, gjatë këtij viti, do ta rifitoj sovranitetin mbi separatistët në lindje.

“Sovraniteti i Ukrainës mbi territoret e pushtuara të rajoneve Donetsk dhe Luhansk duhet të rivendoset”, iu tha sot Poroshenko gazetarëve në Kiev.

Ai tha se prioritet për Ukrainën vazhdon të mbetet rimarrja e gadishullit Krimea, gadishull i cili është aneksuar në mars të vitit 2014 nga Rusia.

Rikthimi i Krimesë, sipas tij, duhet të bëhet me ndihmën e mekanizmave ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-në.

“Ne-shoqëria, ushtria, qeveria – e kemi fuqizuar në masë të madhe mbrojtjen e vendit tonë”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Kjo reflektohet nga fakti se armiku ynë e ka humbur gatishmërinë për ta vazhduar ofensivën kundër Ukrainës”, ka thënë më tutje ai.

Janari i vitit të kaluar, sipas tij, ishte koha e mbijetesës ndërsa këtë janar, sipas presidentit, Ukraina e ka një qëllim.

Luftimet në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë lënë të vdekur më shumë se 9 mijë e 100 persona në lindje të Ukrainës qysh nga prilli i vitit 2014.

XS
SM
MD
LG