Ndërlidhjet

Politikani gjerman ia dërgon Merkelit një autobus me refugjatë


Ilustrim
Ilustrim

Një autobus me 31 refugjatë nga Siria është nisur nga Gjermania jugore për në kryeqytetin Berlin, pasi që një politikan gjerman e ka mbajtur zotimin që i kishte dhënë kancelares, Angela Merkel, se do t’ia dërgoj refugjatët në Berlin nëse në jug nuk ka më kapacitet për tu përballur me ta.

Akti vjen në kohën e shqetësimeve të vazhdueshme se si do t’ia bëj Gjermania me me 1.1 milion refugjatët që i ka pranuar vetëm gjatë vitit të kaluar.

Peter Dreier, një këshilltar në qarkun Landshut, tha se dëshiron “ta bëjë me dije se politika me refugjatët nuk mund të vazhdojë kështu”.

Dreier tha se gjatë vitit të kaluar e kishte paralajmëruar kancelaren Angela Merkel, se qarku Landshut nuk ka më kapacitet për refugjatë dhe se do t’ dërgoj refugjatët në Berlin nëser nuk mund ta trajtoj fluksin e refugjatëve.

Një zëdhënës në Landshut, i ka thënë agjencisë Associated Press, se 31 refugjatët e kanë statusin e azilit dhe se në mënyrë vullnetare po marrin pjesë në këtë udhëtim me autobus.

XS
SM
MD
LG