Ndërlidhjet

“The Revenant”, filmi me më së shumti nominime për Oscar


Ilustrim
Ilustrim

Filmi për mbijetesën e një të izoluari "The Revenant", kryeson në listën e filmave më të nominuar në ceremoninë për çmimin prestigjioz Oscar, që do të mbahet më 28 shkurt.

Ky film është i nominuar në dymbëdhjetë kategori duke përfshirë kategorinë për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin mbështetës.

Në dhjetë kategori është i nominuar filmi “Fury Road” i regjisorit George Miller, duke përfshirë edhe nominimet për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Filmi "The Martian", ndërkaq është nominuar në shtatë kategori duke përfshirë edhe nominimin për fotografinë më të mirë, por jo edhe për regjinë e filmit.

Aktori kryesor i filmit “The Revenant”, Leonardo DiCaprio, ylli i filmit “Trumbo” Bryan Cranston, aktorët Matt Damon nga filmi “The Martian's” e Michael Fassbender për rolin e Steve Jobs si dhe Eddie Redmayne, janë aktorët e nominuar për kategorinë aktori më i mirë.

Në kategorinë për aktoren më të mirë, të nominuara janë: Brie Larson, Saoirse Ronan, Cate Blanchett, Charlotte Rampling dhe Jennifer Laërence.

Për herë të parë, për një çmim Oscar, është i nominuar edhe një film nga Kosova.

XS
SM
MD
LG