Ndërlidhjet

logo-print

Viktima të shumta gjatë 9 muajve luftime në Helmand


Ilustrim

Ilustrim

Një komision afgan thotë se më shumë se 700 civilë janë vrarë dhe plagosur gjatë nëntë muajve të fundit në provincën jugore Helmand.

Që nga fundi i muajit mars të vitit të kaluar, sipas Komisionit të Pavarur Afgan për të Drejtat e Njeriut, janë vrarë 232 civilë dhe plagosur së paku 502 të tjerë.

Por, këto të dhëna janë kontestuar nga guvernatori i rajonit Helmand.

Omar Zwak, zëdhënës i guvernatorit të Helmandit, ka thënë për mediat afgane, se Komisioni i ka “ekzagjëruar” të dhënat.

Por, ekspertët në atë pjesë thonë se shumë civilë të vdekur dhe të plagosur nuk mund të numërohen ngase për shkaqe sigurie, punonjës të mekanizmave të pavarur nuk mund të shkojnë në atë pjesë.

Talibanët i kanë shtuar sulmet me qëllim që të fitojnë territor në Helmand.

Tri rrethe të kësaj krahine janë marrë nga militantët ndërsa në katrëmbëdhjetë të tjera janë duke u zhvilluar luftime të ashpra tash e një kohë.

XS
SM
MD
LG