Ndërlidhjet

Ban Ki-moon akuzon qeverinë siriane për “akte mizore”


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka kritikuar palët ndërluftuese në konfliktin e Sirisë, por e ka veçuar qeverinë e presidentit Bashar al-Assad, për “akte mizore” dhe “abuzime të pafalshme” ndaj civilëve.

Duke folur të enjten pasi që e ka informuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rreth prioriteteve të vitit 2016, Ban tha se imazhet e tmerrshme të civilëve të uritur në qytetin e rrethuar Madaja kanë treguar për një luftë “tronditëse dhe çnjerëzore”.

“Më lejoni të je mi qartë: përdorimi i urisë si armë lufte, është një krim lufte”, ka thënë Ban para gazetarëve.

“Unë do të thoja se ata po mbahen peng, por ata janë edhe më keq. Pengjet mbahen të ngopura”, shtoi ai.

Në Madaja dhe dy fshatra të tjera për herë të parë janë dërguar ndihma më 11 janar.

XS
SM
MD
LG